Telegrafi

Nissan shkurton 1680 vende pune

Ndërmarrja japoneze “Nissan” ka bërë të ditur se do të shkurtojë 1680 punonjës në filialin e saj në Barcelonë.

Sipas të përditshmes spanjolle “El Pais”, në Spanjë janë gjithsej 50 mijë persona që punojnë në sektorin automobilistik që rrezikojnë të mbeten të papunë.