Site icon Telegrafi

Nissan rrit perspektivën e fitimit

Nissan Motor Co rriti perspektivën e saj vjetore të fitimit operativ, një shenjë premtuese që prodhuesi i automjeteve është ende në rrugën e duhur për të dalë “nga e kuqja” këtë vit, pavarësisht mungesave të pjesëve që kanë dëmtuar prodhimin.

Nissan si prodhuesit e tjerë të mëdhenj globalë të veturave është detyruar të shkurtojë prodhimin për shkak të mungesës së gjysmëpërçuesve dhe komponentëve të tjerë.

Por kërkesa për automjete në tregjet kryesore si Kina dhe Shtetet e Bashkuara po rritet me rritjen e shpenzimeve të konsumatorëve pas një rënieje të shkaktuar nga pandemia, raporton reuters.

“Dy vjet më parë, ne patëm një problem se si të shesim, dhe ky nuk është problemi sot”, tha shefi i operimit Ashwani Gupta.

Nissan kishte përfituar gjithashtu pasi rinovon linjën e modeleve të vjetra si pjesë e një plani biznesi për të përmirësuar përfitimin duke reduktuar prodhimin global dhe llojet e modeleve me një të pestën, shtoi ai.

Nissan tani pret një fitim operativ për vitin e plotë prej 1.59 miliard dollarë krahasuar me një parashikim të mëparshëm për 1.3 miliard dollarë.

Ky është më i lartë se një fitim mesatar bazuar në parashikimet e 23 analistëve, tregojnë të dhënat e Refinitiv. /Telegrafi/

Exit mobile version