Site icon Telegrafi

Nissan Rogue Sport me teknologji dhe siguri të lartë, por edhe çmim më të shtrenjtë

Ka një arsye të mirë, të shtrenjtimit të këtij modeli të ri

Gjatë fillimit të vitit, Nissan bëri të ditur se do ta sjellë Rogue Sport të ri, që do të ketë teknologji dhe siguri të lartë, por që kjo do të kushtojë, transmeton Telegrafi.

Tani që i është afruar koha e lansimit, janë bërë të ditura çmimet që do t’i ketë ky model, i cili është më i shtrenjtë se modeli aktual.

Derisa modeli i tanishëm kushton, 20,300 euro, për versionin e ri duhet paguar 21 mijë euro. Versioni S AWD kushton 22,300 euro, Sport SV ka çmim prej 22,490, ndërsa 25 mijë euro duhet paguar për Sport SL.

Modeli Rogue Sport që është në mes të Nissan Kicks dhe Nissan Rogue, pjesën e jashtme e ka të ridizajnuar, përshirë grillin në formën e shkronjës V si dhe dritave të reja LED. Rrotat me 19 inç janë nga alumini, derisa kanë formë më ndryshe se modeli i tanishëm.

Sistemi i sigurisë, është shumë më i lartë dhe përfshinë frenimin emergjent si dhe detektimin e kalimtarëve.

Vozitja e Nissan Rogue Sport bëhet shumë më e lehtë, sepse shoferi e ka sistemin e asistimit, ndërsa akomodimi është shumë më i mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version