Në vitin 1990, Nissan prezantoi gjeneratën e parë të modelit Primera, i njohur me kodin P10, i cili zëvendësoi Bluebird.
Ky model u krijua për të zgjeruar praninë e Nissan në Evropë dhe ishte i pari i markës i projektuar posaçërisht për këtë treg, përcjell Telegrafi.
Primera debutoi në Motor Show në Paris në tetor 1990, pas shfaqjes së konceptit Primera X në Frankfurt një vit më parë.
Në vitet 1990, sedanët e mesëm si Primera ishin të popullarizuar, por sot, me rritjen e interesit për SUV dhe crossover, ky segment është në rënie.
Edhe pse Primera nuk arriti nivelin e popullaritetit të Passat apo Vectra, mbetet një emër i njohur në tregun evropian.
Këtë vit, modeli feston 35 vjetorin e debutimit të tij. /Telegrafi/