Site icon Telegrafi

Nissan njofton se nuk do shpenzojë më para për motorë me djegie

Toyota, Mazda dhe Subaru njoftuan së fundmi se po bashkojnë forcat për të zhvilluar motorë me djegie.

Megjithatë, një tjetër prodhues japonez i veturave ka marrë një qasje krejtësisht të ndryshme duke vendosur të ndalojë investimin në benzinë.

“E ardhmja jonë është EV. Ne nuk po investojmë në një motor të ri për ICE, kjo është e sigurt”, tha zëvendës presidenti i kompanisë, Francois Bailly, përcjell Telegrafi.

Ai përmendi se kalimi nga makinat me fuqi konvencionale në modele plotësisht elektrike do të bëhet përmes teknologjisë e-Power të Nissan.

Është një instalim hibrid jokonvencional ku motori me djegie vepron si gjenerator për të ngarkuar baterinë.

Por, vetëm për shkak se Nissan nuk po shpenzon më para në motorë krejtësisht të rinj, nuk do të thotë që kalimi në një linjë vetëm për EV do të ndodhë brenda natës. /Telegrafi/

Exit mobile version