Telegrafi

Nissan nga Auto Mita do të jetë vetura zyrtare e Eliza Dushkut në Prishtinë

Eliza Dushku është e ftuar nga Fondi i Arsimit Amerikan (KAEF) në Kosovë më 28 maj në një event që do organizohet në lokalin “Diçka po Zihet” ku do mblidhen donacione nga pjesëmarrësit për fondin për Arsim.

Aktroja ka shprehur kënaqësinë se do të rinjtë nga Kosova dhe që po jepet mundësia t’i ndihmoj ata që të edukohen jashtë vendit.

Për këtë event, kompania automobilistike kosovare, Auto Mita, ka ofruar në dispozicion veturën Nissan  që të do të jetë makina zyrtare e Eliza Dushuk, gjatë gjithë vizitës së saj në Kosovë.

“Auto Mita është kompani vendore e cila funksionon në Kosovë mbi 27 vjet. Tu e pas parasysh qe Eliza Dushku përfaqëson vlerat të kombit shqiptar, ne si Auto Mita do të mbështetim këtë ngjarje kulturore. Me kënaqësi të madhe mbështesim ardhjen e Dushku në Kosovë”, tha Zgjim Mita, i cili është drejtori i kompanisë “Auto Mita”.