Vetura elektrike e Nissan, Sakura Kei, me sa duket po ecën shumë mirë – në fakt aq mirë, saqë kompania u detyrua të ndalonte ofrimin e saj për porosi.
Nissan ka njoftuar se ka ndaluar marrjen e porosive për Sakura në tregun e saj vendas në Japoni, sepse ka arritur në pikën ku nuk mund t’u jepte klientëve të saj asnjë vlerësim të datës së dorëzimit.
Para këtij njoftimi, kohëzgjatja e pritjes për pranimin e veturës ishte mbi një vit. Mbetet e paqartë se kur njerëzit në Japoni do të jenë në gjendje të porosisin përsëri Sakura, raporton Arena EV, transmeton Telegrafi.
Makina ishte e njohur që nga fillimi, kur u prezantua në muajin maj, dhe deri në muajin korrik, kur edhe arriti në shifrën e 23,000 porosive të bëra.
Është e qartë se Nissan nuk e priste që Sakura të ishte një veturë kaq e suksesshme dhe tani mbetet për t’u parë nëse mund të rrisë kapacitetin e prodhimit për të përmbushur në të vërtetë kërkesën dukshëm të madhe.
Faji, si gjithmonë, bie mbi mungesën globale të çipave, sipas një zëdhënësi të Nissan, sipas tij faji bie edhe tek “porositë e shumta”.
Sakura është një makinë mikro ose Kei, dhe këto përfaqësojnë rreth një të tretën e të gjitha makinave të reja të shitura në Japoni.
Ka një motor elektrik 47 kW me 195 njuton metër fuqi rrotullues dhe një bateri 20 kWh të mjaftueshme për 180 km rreze të vozitjes me një mbushje.