Prodhuesi japonez i automobilëve, ka bërë të ditur se do të lansojë gjatë vitit të ardhshëm një model të përkryer sportiv, që ka katër dyer.
Mirëpo, me të bërë publik sedanin e madhësisë së plotë, njohësit e veturave kanë mbetur të pakënaqur, transmeton Telegrafi.
Megjithëse është thënë se do të jetë një makinë komfore, luksoze dhe e shpejtë, Maxima nuk i ka kënaqur dëshirat e pritura.
Me 3.5-litra V6 dhe 300 kuajfuqi, ky Nissan po konsiderohet si dështim i madh.
Madje, sipas parashikimeve, shitjet do të jenë tepër të ulëta sepse është një makinë shumë jo sportive, e madhe dhe e papërshtatshme. /Telegrafi/