Site icon Telegrafi

Nissan ka bërë të ditura planet për makinat e reja sportive (Foto)

Largimi i tyre nga prodhimi, gjëja e fundit që është konsideruar

Makinat sportive janë shumë të kushtueshme për t’i prodhuar, ndërsa çmimin e tyre të lartë klientët gjithnjë e më shumë po hezitojnë ta paguajnë, transmeton Telegrafi. Kjo është arsyeja pse shumë prodhues, i kanë larguar tërësisht nga prodhimi, për t’i zëvendësuar me modele të ngjashme.

Mirëpo, ky është opsioni fundit që po e konsideron Nissan, meqë kompania japoneze ka bërë të ditur se do të investojë në makinat sportive që do t’i lansojë në të ardhmen. Derisa ishte thënë se do të bashkëpunojë me ndonjë prodhues tjetër, Motor1 ka konfirmuar se Nissan do t’i hyjë kësaj pune vetëm.

“Është në ADN-në dhe trashëgiminë e Nissan, që gjithçka të jetë e krijuar nga shtëpia” ka thënë një burim i afërt me kompaninë.

Megjithëse është pjesë e lidhjes Renault-Nissan-Mitsubishi dhe ka shumë mundësi për partneritet, Nissan këmbëngulë që gjithçka të përfundojë vet. Mbetet të shihet, se cilat vetura do t’i kthejë, meqë 370Z dhe GT-R janë mjaft të vjetra, apo do të sjellë ndodnjë makinë sportive tërësisht të re.

Derisa më tani, Nissan ka konfirmuar se këto makina nuk do jenë tërësisht elektrike, por së paku hibride. /Telegrafi/

Exit mobile version