Telegrafi

Nissan ka bërë të ditur kur do të shfaqet Rogue i ri, nuk do të vonojë shumë as lansimi

Shitjet e këtij modeli, nuk do të vonojnë shumë kohë, pasi të jetë shfaqur nëpërmjet internetit

Konsiderohet si një prej makinave më të shitura nga Nissan dhe tani që shitjet kanë rënë në masë të madhe, rikthimi i Rogue është shumë i rëndësishëm, transmeton Telegrafi.

Me këtë makinë tërësisht të re, prodhuesi japonez pritet t’i shtojë fitimet në masë të madhe, pasi kërkesa për të pritet të jetë e madhe.

Derisa Rogue i tanishëm është prodhuar më 2013, është nevojitur të ndryshohej në tërësi, ndërsa ka disa imazhe të rrjedhura dihet se si do të duket.

Por, Nissan ka bërë të ditur se kur do të shfaqet ky model, derisa nuk do të vonojë shumë as lansimi dhe të jetë në dispozicion për blerësit.

Shkaku i kushteve të tanishme, Rogue i ri do të prezantohet së shpejti nëpërmjet internetit, derisa lansimi do të ndodhët gjatë vjeshtës.

Bazuar në pamjet që janë parë deri më tani, Rogue ka ndryshime të mëdha në dukje, ndërsa do të ketë edhe nivel të lartë teknologjie. /Telegrafi/