Site icon Telegrafi

Nissan GT-R Nismo është për 25 mijë dollarë më i shtrenjtë se modeli i vitit të kaluar (Foto)

Makina e re e Nissan që lansohet në vitin e ardhshëm, do të kushtojë 175 mijë dollarë, që është 25 mijë dollarë më i shtrenjtë se ai që është lansuar më 2015.

Sidoqoftë, megjithëse me çmim më të lartë, kjo veturë do të jetë shumë më luksoze dhe e fuqishme, transmeton Telegrafi.

Pjesa e përparme dhe e pasme kanë pësuar shumë ndryshime, enterieri është rritur dhe janë shtuar ekrane deri në tetë centimetra që janë të ndjeshme në prekje, si dhe mbi të gjitha ka ndërtim me material më të mirë.

Ulëset e punuara nga Recaro do të kenë lëkurë me vrima për ajrosje dhe timon unik.

Nën kapak është vendosur motori 3.8-litra V6 turbo dyshe, që ka 600 kuajfuqi. /Telegrafi/

Exit mobile version