Është paksa e vështirë për tu besuar se kanë kaluar 10 vjet që nga debutimi i parë i Nissan GT-R, sepse gjatë këtyre viteve Nissan ka shtuar edhe shumë karakteristika tjera të mahnitshme në modelin e veturës së saj sportive që sot njihet ndryshe edhe si Godzilla.
Në videon mëposhtë ku vlerësohet modeli i ri i Nissan GT-R thuhet se ndjenja që vetura sportive ia jep shoferit krijon mbingarkesë emocionesh posa të shtypet gasi, sepse sapo të preken turbot, vetura merr fuqi dhe shtytje të jashtëzakonshme.
Tani Nissan e ka avancuar edhe më tej modelin e ri të GT-R, kësaj radhe për të dhënë përgjigje edhe më të shpejtë në secilin aspekt, më shumë stabilitet dhe cilësi të vozitjes.
Supervetura e Nissan vazhdimisht është përmirësuar duke ngritur nivelet e performancës, duke e rritur standardin e industrisë së veturave në një tjetër nivel, bashkë edhe me kontrollin dhe kënaqësinë që e ofron gjatë vozitjes.
Si pasardhës i modelit shumë të fuqishëm, Nissan Skyline GT-R është modeli i ri i superveturës që arrin në shpejtësinë prej 100 kilometra në orë për më pak se 3 sekonda, dhe i njëjti cilësohet si mbret i garës së Nurburging, duke lënë pas edhe superveturat e tjera sikurse Porsche 911, Audi R8, apo edhe BMW M3.
Në garën e madhe ku kanë marrë pjesë 10 supervetura, Nissan GT-R udhëheq, por duhet parë detajet për të kuptuar fuqinë e vërtetë të GT-R.
Nissan GT-R ka ngritur nivelin e veturave me performancë të lartë, dhe prodhuesit e tjerë të makinave duhet t’i përmirësojnë specifikat e tyre për të krijuar modele më të shpejta sesa GT-R.
Video zyrtare e Nissan GT-R:
https://www.youtube.com/watch?v=kT-iPNhbYNI