Site icon Telegrafi

Nissan e prezanton bolidin e ri të Formula E për sezonin 2023

Është prezantuar vetura e re garuese Formula E e Nissan, duke shënuar një kthim nga veturat sportive të gjeneratës së dytë tej “Epoka Gen3”. Firma japoneze gjithashtu në sezonin e vitit 2023 të Formula E do të garojë e vetme, duke u larguar kështu si partner i kompanisë franceze DAMS.

Sezoni i 9të i Formula E fillon me 14 janar 2023 në Mexico City ePrix – e që do të jetë hera e parë që sezoni do të hapet në këtë vend. Ekipi i Nissan e.dams përfundojë në vendin e 9të nga 11 ekipe konstruktorësh në sezonin e kaluar, dhe Nissan do të shpresojë për më tepër sukses në vitin e ardhshëm.

Ashtu si me pjesën tjetër të veturave në rrjetin e Formula E, vetura e Nissan ka 40 për qind fuqi m1% shumë se veturat paraardhëse të saj, dhe ka shpejtësi maksimale prej 321kMh (200mph). “Formula E prezanton majën e teknologjisë së veturave elektrike, dhe ne jemi shumë të sigurt se seria në ardhje e gjeneratës së re do të sjellë risi dhe emocione brenda dhe jashtë pistave garuese”, thotë Guillaume Cartier, Kryetar i Nissan, raporton Auto Express, përcjell Telegrafi.

Formacioni i garuesve të Nissan ka ndryshuar gjithashtu për vitin 2023. Maximillian Gunther dhe Sebastien Buemi janë zëvendësuar me Norman Nato dhe Sacha Fenestraz. Preferenca e Nissan për ta përdorur numrin 23 vazhdon edhe me Fenestraz, ndërsa Nato në veturën e tij do ta ketë numrin 17.

Gjatë prezantimit së bolidit të ri, Nato deklaroi: “Mua me të vërtetë më pëlqen vetura e re, është më e ndryshme, dhe se patjetër do të bie në sy gjatë garave. Dizajni me ngjyrë qershie është jashtëzakonisht i bukur. Kjo sezonë është gjithashtu një fillim i ri edhe për mua, dhe është sezona për të cilën jam jashtëzakonisht i lumtur”.

Nissan do të merret me makinën e re Gen3 në testimin parasezonal në Valencia mes datave 13 dhe 16 dhjetor. Ndërkaq është planifikuar që të mbahet një rekord prej 17 garash për sezonin 2023, me garën E-Prix në Londër që do të përfundojë sezonin me 29 dhe 30 korrik. /Telegrafi/

 

Exit mobile version