Telegrafi

Nissan me dy edicione speciale në panairin e New Yorkut (Foto)

Feston 50 vjetorin e Nissan Z dhe GT-R, me atë që është quajtur garazh i ëndrrave

Ky vit shënon 50 vjetorin e Nissan Z dhe GT-R, andaj prodhuesi japonez planifikon një festim të madh në New York Auto Show që zhvillohet gjatë muajit që vjen, transmeton Telegrafi.

Detajet mbeten të fshehura, ndërsa Nissan njofton se do të sjellë “garazhin e ëndrrave” për të shënuar këtë 50 vjetor.

Në imazhet e shpërndara, shihen disa prej modeleve të vjetra nga këto linja, që mund të shfaqen në panair, së bashku me disa modele tjera.

Modeli GT-R50 do të vije në edicionin special, prej vetëm 50 njësive, secila prej tyre me çmim prej 990 eurosh. Në anën tjetër, 370 S që lansohet po ashtu në edicion special, nuk dihet se sa do të kushtojë.

Të gjitha detajet për këto makina Nissan, do t’i mësojmë më 17 prill, kur të fillojë ky aktivitet shumë i rëndësishëm. /Telegrafi/