Telegrafi

Nissan do të prodhojë vetura turizmi në Brazil

Fabrikuesi japonez i automibilave do të prodhojë Nissan Livina dhe Nissan Grand Livina, të cilat do të tregëtohen në fillim të 2009.

Konkurenti i tij Suzuki Motor deklaroi se do të rikthente në treg veturat e turizmit brazilian në tetor, duke shitur 7 mijë automobilë të montuar në Japoni gjatë vitit të ardhshëm.

Rritja e pagave dhe kreditë me interesa të ulta, kanë rritur kërkesat për automobila në Brazil, vend i cili ka dalë në plan të parë për shumë prodhues të mëdhenj ndërkombëtarë.

Tregu i automobilave në Brazil është i dominuar nga Fiat, Volksëagen, General Motors dhe Ford Motor, ndërsa pas tyre vijnë prodhuesit japonezë dhe francezë.