Telegrafi

Nissan dhe JAXA po punojnë në zhvillimin e roverit të ri lunar

Agjencia japoneze e hapësirës JAXA dhe kompania Honda bashkërisht kanë testuar “sistemin e ri të energjisë së ripërtërishme”, për të siguruar oksigjen, ujë dhe energji në Hënë, e tani JAXA po bashkëpunon me Nissanin në zhvillimin e një roveri lunar.

Partneriteti mes JAXA dhe Nissan do të jetë shumë i rëndësishëm për të ardhmen e misionit lunar, por edhe më shumë, transmeton Telegrafi.

“JAXA dëshiron të ndryshojë rezultatet e hulumtimeve në misionet e ardhshme hapësinore. Po bashkëpunojmë me kompani, universitete dhe institute në projekte që kanë potencial për komercializimin dhe inovacion. Me kryerjen e hulumtimeve me Nissan, që ka teknologjinë e elektrifikimit, shpresojnë që do të ndryshojmë rezultatet dhe gjetjet të jenë më të detajuara sa i përket zhvillimit të roverëve lunarë me performancë të lartë”, ka bërë të ditur nga JAXA, drejtori i hulumtimeve hapësinore Ikkoh Funaki.

Këto dy organizata po bashkëpunojnë nga janari i vitit të kaluar, kurse Nissan synon të shfrytëzojë përvojën për motorin e ardhshëm të mjetit elektrik që thonë se do të jetë më ndryshe, përfshirë modelet LEAF dhe Ariya. /Telegrafi/