Nissan ka prezantuar modelin e katërt Ariya Nismo, në Tokio të Japonisë.
Modeli Ariya Nismo do të jetë i disponueshëm në dy variante me motor me lëndë djegëse. Varianti i parë premton një motor me 362 kuaj fuqi dhe një paketë baterie 66 kWh, ndërsa modeli tjetër vjen me performancë dhe fuqi më të madhe motorike, transmeton Telegrafi.
Versioni më i lehtë i Ariya Nismo do të peshojë 2,080 kilogramë, ndërsa më i rëndi 2,220 kilogramë.
Me modelin e ri, marka japoneze premton shpejtësi më të madhe gjatë kthesave.
Pas premierës së tij në Tokoi, Ariya do të dalë në shitje në tregjet japoneze këtë pranverë. /Telegrafi/