Makina me rrotat speciale, mund të blihet vetëm në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara
Deri më tani, tretmanin e modelit Altima që i ka rrotat e zëvendësuar me shiritat rrotullues që i shohim në tanke, ishte në dispozicion vetëm për Kanada, transmeton Telegrafi.
Por, prodhuesi japonez konsideron se nuk është vetëm ky shtet që ka zona të thepisura dhe me borë, që i nevojitet një tretman i tillë. Modelin e njëjtë, Nissan tani e ka dërguar edhe në Shtete Bashkuara, ku pritet të del në shitje së shpejti.
“Hapësira ku mund të kalojë vetëm një helikopter apo aeroplan i lehtë, tashmë mund ta kalojë nëpër tokë edhe Nissan Altima” ishte përshkrimi që i përcjell pamjet.
Megjithëse terrene të vështira ka edhe në shtete tjera, Nissan nuk pret ta dërgojë këtë Altima me rrota tanku, shkaku i ligjeve dhe mungesës së tregut. /Telegrafi/