Po që se e blini këtë model gjatë muajit që vjen, do t’ju dhurohet një Apple Watch apo Amazon Echo
Pasi e shfaqi në tërësi modelin Altima 2019, Nissan ka bërë të ditur se prej 15 qershorit, fillojnë edhe shitjet e kësaj makine të limituar, transmeton Telegrafi.
Në të përfshihen rrotat me 19-inch, mbrojtëset e përparme, dritat nën platformë, si dhe shenjat Edition One në shtrojat e brendshme. Makina vije me tri vite kontroll pa pagesë, në qendrat e Nissan.
Enterieri ka ulëse prej lëkure, audio sistem të sofistikuar, tavanin transparent, si dhe sistemin asistues që është gjysmë-vozitës.
Të gjithë ata që e rezervojnë Edition One kanë mundësi të zgjedhin prej Apple Watch, apo edhe një Amazon Echo.
Ky Altima që lansohet gjatë viti që vjen, e ka motorin 2.4-litra dhe katër cilindra që prodhon 188 kuajfuqi, ndërsa kushton duke filluar prej 23 mijë eurove. /Telegrafi/