Site icon Telegrafi

Nismën e braktisë edhe dega në Viti

Nisama e Vitisë largohet përfundimisht nga iniciativa Nisma për Kosovën. Ljamin e ka bërë publik për media Xhevat Bislimi, ish-sekretar për marrëdhënie me publikun në partinë e Fatmir Limajt e Jakup Krasniqi.

Njësoj sikur në Drenas e në Ferizaj, largimi u bë në kundërshtimin e koalicionit parazgjedhor, të cilin të dorëhequrit po e vlerësojnë si joparimor dhe antiopozitar AAK-Nisma.

“Këshilli themelues i Degës së Nismës për Viti mbajti sot një mbledhje të përbashkët me gruan dhe rininë e kësaj partie për Viti me një pikë të vetme të rendit të ditës: Dorëheqja dhe largimi i kësaj dege nga Nisma për Kosovën”, thuhet në njoftim.

“Nisma e Vitisë ishte kundër koalicionit parazgjedhor me AAK-në, i cili kishte qëllim themelor prishjen e Opozitës së Bashkuar dhe ‘shpëtimin’ e qeverisë antikushtetuese të Isa Mustafës. Prandaj, në mbledhjen e sotme u mor vendim unanim për dorëheqje dhe largim përfundimtar nga iniciativa Nisma për Kosovën”, thuhet më tej në njoftim.

Mbrëmë dorëheqje ka dhënë edhe dega e Nismës në Ferizaj, ndërsa ditë më parë është dorëhequr edhe ajo në Drenas.

Exit mobile version