Site icon Telegrafi

Me nismë të Maqedonisë së Veriut do të miratohet Deklarata e vendeve nga Ballkani Perëndimor për integrimin e romëve në procesin e zgjerimit të BE-së

Një nga dokumentet që do të miratohen në Samitin e sivjetshëm për Ballkanin Perëndimor që sot dhe nesër mbahet në Poznan të Republikës së Polonisë, do të jetë edhe Deklarata e vendeve nga Ballkani Perëndimor për integrimin e romëve në kuadër të procesit të zgjerimit të BE-së.

Deklarata që u propozua nga kryeministri i RMV-së, Zoran Zaev në Samitin e BE-së në Sofje më 17 maj të vitit 2018, nisi përkushtim rajonal për integrimin e romëve si pjesë e procesit të zgjerimit të BE*së dhe do të nënshkruhet në Forumin e liderëve të vendit të Ballkanit Perëndimor, të premten më 5 korrik, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kjo nisëm, me përkrahje të fuqishme nga Komisioni Evropian dhe nga Këshilli për bashkëpunim rajonal, cakton qëllime ambicioze dhe reale për romët që vendet e rajonit duhet ta arrijnë para hyrjes në BE.

Deklarata përfshin edhe parimet themelore të nevojshme për arritjen e qëllimeve të caktuara, duke përfshirë koordinimin e brendshëm, shpërndarjen e buxhetit, monitorimin dhe raportimin, pjesëmarrjen e romëve që përcakton bazë për arritjen e qëllimit strategjik të Strategjisë Shtetërore për romët 2014-2020./Telegrafi/

Exit mobile version