Site icon Telegrafi

Nismë për shfuqizimin e vendimit për shpërndarjen e Kuvendit të Maqedonisë

Lëvizja Popullore e Maqedonisë (LPM) ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese nismë për shfuqizimin e vendimit për shpërndarjen e kuvendit të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas LPM-së, Nisma është dorëzuar për dy arsye. Arsyeja e parë ka të bëjë me faktin se kuvendi e shkeli afatin për shpërndarje, afat i sanksionuar në Nenin 63, paragrafi 3, të Kushtetutës.

Ndërkaq, si arsye e dytë përmendet mospërputhja e njësisë zgjedhore 6, ku numri i votuesve është 5.28% më i lartë se i njësive tjera zgjedhore, pra vihet në pikëpyetje barazia e njësive zgjedhore./Telegrafi/

Exit mobile version