Shoqata e qytetarëve-Shkup, ‘Të rinjtë munden’ organizon ngjarje për stimulimin e përfshirjes sociale të të rinjve me shikim të dëmtuar, simbolikisht i titulluar ‘Në kafe pas velit’, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Qëllimi i ngjarjes është të ngritet vetëdija e njerëzve për jetën e të rinjve me shikim të dëmtuar dhe nevojën për inkluzionin e tyre.
‘Në kuadër të ngjarjes do të mbahet simulim në të cilin pjesëmarrësit do të kenë vel në sy me çka do të provojnë funksionimin e përditshëm të të rinjve me shikim të dëmtuar dhe do të ‘hynin nën lëkurën e tyre’, kumtoi organizatori.
Ngjarja është pjesë e projektit ‘Nisma lidere të të rinjve’, i realizuar nga ‘Të rinjtë munden’ në partneritet me ‘Simbiotika’ dhe mbështetjen e programit ‘CVIKA Mobilitas’. /Telegrafi/