Nisma qytetare “Muzeu Virtual i Tetovës” përmes një njoftimi njoftoi se sot kanë dorëzuar kërkesë te kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami dhe kryetarin e Këshillit, Besar Durmishi.
Nisma e drejtua ka të bëjë me riemërimin e shkollave fillore dhe të mesme në Tetovë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Më poshtë i sjellim propozimet kësaj shoqate për riemërimin e shkollave.
– Shkolla e mesme medicinale – nga „Nikola Shtejn“ në „Dr. Xhafer Sulejmani“. Dr.Xhafer Sulejmani ishte mjek i parë shqiptar në Tetovë si dhe Kryetar i Bashkisë së Tetovës gjatë Mbretërisë Shqiptare.
– Shkolla e muzikës – nga “Todor Skalovski – Tetoec“ në „Gani Jahja“. Gani Jahja ishte mësues i parë shqiptar i muzikës i cili i mesoi shqiptarët në Tetovë artin e muzikën.
– Shkolla e mesme ekonomike – nga „8 Shtatori“ në „Halim Deralla“. Halim Deralla ishte djali i parë i Mehmet Pash Deralla, ishte rilindas shqiptar dhe si dhe deputet në Mbretnin Shqiptare.
– Shkolla e mesme bujqsore – nga „Mosha Pijade“ në „Tajar Tetova“. Tajar Tetova ishte Kryengritës shqiptar gjatë periudhës së Xhon Turqve dhe i takon familjes së pashallarve të Tetovës Mehmet Pash Derallës si dhe një ndër shkollat e para shqipe në Tetovë mbante emrin e tij.
– Shkolla e mesme profesionale(tekstile) – nga „Gjoce Stojcevski” në “Idriz Ibrahimi – Cërcëri“. Idriz Ibrahimi – Cërcëri ishte rrobaqepës shqiptar nga Tetova dhe Krytar i organizatës „BESA“ e themeluar në vitin 1939 në Tetovë.
– Shkolla fillore „Kirili dhe Metodij“ – në „Mehmetriza Murtezani – Gega“. Mehmetriza Murtezani-Gega ishte organizator dhe pjesmarrës në protestat e 68′ si dhe mësues e patriot shqiptar.
– Shkolla fillore „Goce Delçev“ – në „Skenderbej“. Një ndër shkollat e para shqipe në Tetovë mbante emrin „Skenderbej“ dhe gjendej ku është sot shkolla fillore „Goce Delçev“.