“KE konstatoi se me gjithë faktin se disa probleme u shfaqen në javën e dytë e të tretë, pas marrjes së masave nga ana e Komisioneve, garat kanë shtuar cilësi në organizim, cilësi të mirë dhe po ashtu është shtuar edhe numri i shikuesve nëpër stadiume. Për këtë flasin shumë ndeshje të cilat krijuan atmosfera të vërteta sportive”, njofton FFK, pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv, të mbajtur sot.
Po ashtu, u analizua edhe puna e Komisioneve, ku KE i FFK-së konstatoi se të gjitha organet relevante kanë qenë në nivelin e detyrave, duke dëshmuar respektim të plotë të akteve normative, profesionalizëm dhe paanshmëri.
Në këtë drejtim, KE falënderon klubet për një organizim të mirë, grupet adhuruesve për anim korrekt si dhe komisionet për punë të mirë, duke i inkurajuar që të vazhdohet me këtë trend të mirë ta garave.
Po ashtu, KE theksoi nevojën që edhe Liga e parë të monitorohet më shumë në të ardhmen, sikur edhe rangjet tjera të garave, në mënyrë që në të gjitha rangjet garuese të ketë rregullshmëri të garave në kuadër dhe në harmoni me aktet normative dhe synimet e lojës së futbollit. /Express/Telegrafi/