Telegrafi

Nisma zyrtarizon dy aderime të reja

Nisma për Kosovën të shtunën në një konferencë për media prezantoi aderimin e Vehbi Berishës dhe Nehxmedin Balës.

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, me këtë rast shprehu kënaqësinë që subjektit që ai drejton po i bashkohen intelektualë dhe njerëz, të cilët, siç u shpreh ai, me përkushtimin dhe angazhimin e tyre kanë bërë çmos për politikën e Kosovës.

“Nga sot Nismës i bashkohen edhe Vehbi Berisha dhe Nexhmi Bala”, ka thënë ai.

Vehbi Berisha, ish-kryetar i degës së partisë Fjala dhe asambleist i pavarur në asamblenë komunale, po ashtu ishte edhe kandidat për kryetar të Drenasit. Ai tha se është nder t’i bashkohet subjektit politik Nisma, me të cilën kanë pasur bashkëpunim edhe në zgjedhjet për Drenasin.

Ndërsa, Nexhmi Bala, asambleist në komunën e Drenasit, tha se qëllim i Nisma është që pas zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit të forcohet Republika e Kosovës.

Isa Xhemali nga Nisma, tha se Balaj dhe Berisha janë me karrierë mbi 10-vjeçare në politikë dhe se kjo dëshmon se Nisma me veprimet e fundit është parti që po forcohet dhe ka synime të qarta për zhvillimin e vendit./R.Krasniqi/