Telegrafi

NISMA vazhdon mobilizimin e degëve në teren

Nisma Socialdemokrate ka vazhduar takimet me strukturat drejtuese të degëve të tyre anekënd vendit.

Sekretari i Përgjithshëm i këtij subjekti, Bilall Sherifi së bashku me dy ministrat anëtarë të kryesisë Endrit Shala dhe Skender Reçica kanë zhvilluar takime me degët e Nismës në Kamenicë dhe Gjilan.

Krejt këto takime janë në funksion të mobilizimit për zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen shpejtë.

“Në vazhdën e takimeve të punës me strukturat udhëheqëse të degëve të Nismës Socialdemokrate, në funksion të përgatitjeve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, sot së bashku me anëtarët e kryesisë dhe ministrat Endrit Shala dhe Skender Reçica ishim në degën e Kamenicës”, ka shkruar Sherfi në facebook.

Sherifi ka bërë me dije se sot do të zhvillojnë takime edhe me degët e Nismës në Viti, Kllokot dhe Kaçanik.

Ndryshe, një ditë më parë, Sherifi ka thënë se Nisma do të votojë pro shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/