Site icon Telegrafi

Nisma thotë se sondazhet e nxjerrin Xhemajlajn si fitues në Drenas (Video)

Nisma për Kosovën e ka ndryshuar strategjinë e fushatës se balotazhit për kryetar të Drenasit. Kështu ka bërë të ditur anëtari i Shtabit Zgjedhor të kësaj partie në Drenas, Fehmi Hysenaj. Nisma, sipas tij, do ta ketë në fokus qytetarin e Drenasit, duke u takuar dorë më dorë më ta.

Në një intervistë për emisionin ‘Fakt Plus’ me Leotrim Berishën në Tribuna Channel, Hysenaj shprehet i bindur se koalicionet të cilat i ka bërë dega e Nismës ën Drenas do të ndikojnë qe më 18 dhjetor, Isa Xhemajlaj të zgjidhet kryetar i Drenasit.

Hysenaj, i cili është edhe anëtar i Kryesisë në nivel qendror, ka thënë se “përkundër presionit qe po bën PDK mbi qytetarët e kësaj Komune, të gjitha sondazhet e nxjerrin fitues Xhemajlajn”.

Exit mobile version