Site icon Telegrafi

Nisma ”Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” takoi kryetaren Teuta Arifi, shprehen për bashkëpunim

Përmes një njoftimi, Iniciativa qytetare ”Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” bën ti ditur se ”në vazhdën e takimeve të shumta me qytetarë, ekspertë, dashamirë dhe të interesuar të tjerë për Kodrën e Diellit, gjatë ditës së premte pjesëtarë të iniciativës “Të shpëtojë Kodrën e Diellit” kanë zhvilluar një takim pune me kryetaren e komunës si dhe me përfaqësues të tjerë të kabinetit komunal.”

Kjo iniciativë sqaron se ”nikoqirët janë informuar me iniciativën, misionin tonë, disa nga aktivitetet që mendojmë të ndërmarrim për të ngritur një reagim qytetar por edhe reagim të pushtetit në një nivel të duhur që t’i jepet Kodrës së Diellit vëmendja që meriton.

Nga Kryetarja e Komunës dhe kabineti i saj u njoftuam se që moti kanë qenë të interesuar për të ndërmarrë diçka konkrete në këtë drejtim, por nuk është arritur të ndërmerret ndonjë hap konkret shkaku i angazhimit në projekte tjera që janë konsideruar më të rëndësishme nga administrate komunale.

Të dy palët kanë rënë dakord që të takohen përsëri për të krijuar një grup të përbashkët pune që do shohë gjitha mundësitë për të zgjidhur problemin e Kodrës së Diellit, por në të njëjtën kohë nisma “Të shpëtojmë Kodrën e Diellit” do të vazhdojë aktivitetet për të arritur sa më parë misionin.”/Telegrafi/

Exit mobile version