Nisma Socialdemokrate ka mbajtur sot një̈ takim me anëtarët e kryesisë̈ dhe kryetarët e degëve, ku është diskutuar rreth përgatitjeve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
“Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kërkuar nga drejtuesit e degëve që të mobilizojnë dhe angazhojnë strukturat e Nismës anekënd vendit, në mënyrë që subjekti ynë të dalë sa më e fuqishme nga ky proces i parakohshëm zgjedhor. Gjithashtu, Limaj, drejtuesve të degëve u ka thënë se, ruajtja dhe mbrojtja e vlerave tona kombëtare është vet programi ynë si Nismë, dhe në funksion të kësaj duhet që të gjithë të angazhohemi maksimalisht”, thuhet në njoftim.
Nisma Socialdemokrate është duke u angazhuar në teren që të garoj e vetme në këtë proces zgjedhor dhe zëri i saj të jetë edhe më i fuqishëm në parlament dhe çdo institucion ku udhëheq me të.
“Në këtë takim, anëtarët e kryesisë dhe drejtuesit e degëve të Nismës u dakorduan që në varësi të rrethanave të këtij procesi zgjedhor, të vendoset se si do të konkurroj Nisma në këto zgjedhje e vetme apo në ndonjë koalicion parazgjedhor”, thuhet më tej në njoftim. /Telegrafi/