Site icon Telegrafi

Nisma Socialdemokrate kërkon që të mos politizohet rruga Deçan-Plavë

Nisma Socialdemokrate dega në Deçan, shprehet e shqetësuar me situatën e fundit në Deçan, dhe ndërprerjen e punimeve në rrugën Deçan-Plavë.

Nisma Socialdemokrate dega në Deçan, shprehet e shqetësuar me situatën e fundit në Deçan, dhe ndërprerjen e punimeve në rrugën Deçan-Plavë.

“Ne ju bëjmë thirrje pushtetit vendor në Deçan, që të vazhdojë punimet në rrugën Deçan-Plavë, sepse ky segment është i një rëndësie të veçantë, jo vetëm për Kosovën e Malin e Zi, por për gjithë rajonin e Ballkanit”.

“Në, dënojmë gjuhën urrejtëse të përfaqësuesit të Manastirit të Deçanit, Sava Janjiç, i cili me gjuhën dhe veprimet e tija, është duke e dëmtuar rendë situatën e sigurisë dhe atë të përgjithshme në Komunën e Deçanit”.

“Dega e Nisma Socialdemokrate në Deçan, kërkon reflektim nga ana e faktorit ndërkombëtare në Kosovë, dhe në të njëjtën kohë ju benën thirrje që të mos bien preh e politikave dyfytyrëshe të Janjiçit”.

“Për Nisma Socialdemokrate dega në Deçan, politizimi i rrugës Deçan-Plavë, është i papranueshëm. Rruga Deçan-Plavë, përveç që është e rëndësishme për gjithë rajonin e Ballkanit, ajo ka një rëndësi të madhe edhe për zhvillimin ekonomik të Komunës së Deçanit”.

Ne, kërkojmë që rruga Deçan-Plavë, të vazhdoj të ndërtohet dhe i bëjmë thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës, që të shtoj fondet për investime dhe kryerjen e këtij projekti”, thuhet në reagimin e Nisma-s Socialdemokrate, dega në Deçan. /Telegrafi/

Exit mobile version