Pasi ka përfunduar numërimi i 1,992 votave nga diaspora, NISMA Socialdemokrate ka njoftuar se ka kaluar pragun zgjedhor dhe se është pjesë e Kuvendit të Kosovës.
“Përfundimisht edhe pas numërimit të 2039 votave të fundit të diasporës të ardhura me vonesë (17 tetor 2019) Nisma Socialdemokrate dhe koalicioni ynë ka marrë mbi 42 mijë vota apo 5.02% të votave të cilat e bëjnë koalicionin tonë pjesë të Kuvendit të Republikës së Kosovës!”, thuhet në komunikatën e Nismës, përcjell Telegrafi.
Me këtë rast Nisma Socialdemokrate ka falënderuar anëtarët simpatizantët dhe votuesit e koalicionit të saj për mbështetje në këtë garë zgjedhore./Telegrafi/