Telegrafi

Nisma Socialdemokrate dorëzon nënshkrimet për mbajtjen e seancës për shpërndarjen e Kuvendit

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se kanë dorëzuar nënshkrimet për mbajtjen e seancës më 22 gusht, seancë kjo e thirrur për shpërndarjen e Kuvendit.

Sherifi në një shkrim të bërë në Facebook ka thënë se, në seancën e fundit të 22 gushtit, deputetët e Kuvendit të Kosovës do të votojnë marrëveshjen ndërkombëtare të IPA-s që i sjell shtetit rreth 90 milionë euro nga BE-ja dhe për shpërndarjen e legjislaturës së VI, transmeton Telegrafi.

Ai ka shtuar se drejt zgjedhjeve të parakohshme po shkohet me bindje të plotë se në legjislaturën e VII, Nisma Socialdemokrate të jetë e përfaqësuar më më shumë se 10 deputet.

Nënshkrimet për mbajtjen e seancës më 22 gusht, i kanë dorëzuar edhe deputetët e Vetëvendosjes dhe ata të Partisë Socialdemokrate.

/Telegrafi/