Nisma për Kosovën dega në Prizren përmes një njoftimi për media ka reaguar lidhur me qeverisjen aktuale në këtë komunë.
Nisma përmes këtij reagimi ka theksuar se në qershor të 2015-ës Kuvendi Komunal kishte marrë vendim arbitrar me arrogancën e nurmave për Ndryshimin dhe plotësimin e Planit Rregullues-urban “Qendra e Re”, edhe më 28 prill 2016, kur po në këtë kuvend u votuan për Plotësimin e Planit Rregullues Urban të Hollësishëm “Qendra e Re”, votat tona ishin kundër këtyre vendimeve, ngase të njejat ishin në kundërshtim me dispozitat e Ligjit nr. 04/L-174 për Planifikimin Hapësinor të Republikës së Kosovës, konkretisht nenin 26 pika 7.
Tutje Nisma ka kërkuar nga Ministria përkatëse që të ndjek hapat e më tejshëm ligjor ndaj shkelësve të ligjit në Komunën e Prizrenit.
Reagimi i plotë:
Edhe në qershor 2015 kur Kuvendi Komunal i Prizrenit ka marrë vendim arbitrar me arrogancën e numrave (PDK, LDK, AAK dhe partitë minoriatre) për Ndryshimin dhe plotësimin e Planit Rregullues-urban “Qendra e Re”, edhe më 28 prill 2016, kur po në këtë kuvend u votuan për Plotësimin e Planit Rregullues Urban të Hollësishëm “Qendra e Re”, votat tona ishin kundër këtyre vendimeve, ngase të njejat ishin në kundërshtim me dispozitat e Ligjit nr. 04/L-174 për Planifikimin Hapësinor të Republikës së Kosovës, konkretisht nenin 26 pika 7. Në të dy rastet e votimit ishte e qartë se kuvendarët ishin nën presion për ti votuar këto dy vendime, ngase kështu e kërkonin interesimet e grupeve parapolitike. Edhe refuzimi i djeshëm i kuvendit komunal /27.07.2016/ për ta rishqyrtuar kërkesën e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës dates 13.06.2016, për rishqyrtimin e ligjshmërisë të vendimit-aktit të komunës lidhur me Planin Urban “Qendra e Re” qartësisht e vërteton faktin se udhëhqja komunale në Prizren, nuk i zbaton ligjet pozitive të vendit, është duke marrë vendime arbitrare dhe për interesa të grupimeve të caktuara kriminale dhe oligarkike. Arsyetime te tilla se gjoja ministria përkatëse është vonuar në kohë në vlerësimin e aktit të komunës, nuk qëndrojnë, ngase edhe po të ishte kjo vonesë, ajo nuk e arsyeton dhe mbulon shkeljen ligjore të komunës. Nisma për Kosovën, dega në Prizren kërkon nga Ministria përkatëse që të ndjek hapat e më tejshëm ligjor ndaj shkelësve të ligjit në Komunën e Prizrenit. Si parti politike serioze publikisht deklarohemi se e mbështesim kërkesën e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës të dates 16.06.2016, për rishqyrtimin e ligjshmërisë të Vendimit të Komunës nr, 57670 të dates 28 prill 2016 dhe kërkojmë që komuna , në të gjitha rastet, ta respektojë Ligjin për Planifikimin Hapësinor të Republikës së Kosovës nr. 04/L-174, që Dokumentet ekzistuese të planifikimit hapësinor, të cilat janë të miratuara të mbeten në fuqi deri sa të harmonizohen me dispozitat e këtij ligji,”,
NISMA-dega në Prizren si edhe në të kalueren do të vazhdoj të gjykoj publikisht Qeverinë e të denuarit Ramadan Muja e cila duke I shkelur ligjet e Republikes së Kosoves, favorizon krimin e organizuar, Oligarkët e ndertimeve pa leje, të cilët po dëmtojnë rëndë interesin e qytetarëve të Prizrenit.