Telegrafi

Reformatorët e OBRM-PDUKM fillojnë aksionin “Muri i turpit”

Nisma brenda partiake për reforma në OBRM-PDUKM e ka filluar aksionin e vet të emëruar “Muri i turpit”, nëpërmjet të cilit gjithë ato funksionarë partiak që sillen dhunshëm, në mënyrë agresive dhe i keqtrajtojnë anëtarët e partisë, publikisht do t’i shpallin emrat e tyre në mënyrë që publiku të njoftohet me veprimet e tilla të përkrahësve të Nikolla Gruevskit, përcjell Telegrafi Maqedoni. Shkak kryesor për organizimin e këtij aksioni janë pikërisht shtypja dhe kërcënimet që durojnë aktivistët e nismës brenda partiake për reforma në OBRM-PDUKM, me qëllim që ata të heqin dorë nga procesi i demokratizimit dhe reformave në parti.

Shembuj të tillë nga funksionarë të OBRM-PDUKM-së janë kryetari i KK Butel dhe kandidat për kryetar të komunës, Darko Kostovski, i cili së bashku me drejtorin e NP ‘UJësjellës dhe kanalizime’, Aleksandar Atanasov, gjatë gjithë kësaj periudhe, e në veçanti gjatë ditëve të fundit, përdorin metoda të kërcënimit me dhunë fizike dhe me fjalë ndaj anëtarëve të partisë nëse nuk kyçen në mënyrë aktive në përkrahjen e kandidatit për kryetar të komunës së Butelit.

“Sot i shpallim emrat e parë dhe në vazhdimësi do t’i shpallim emrat e gjithë atyre që do të guxojnë të punojnë në kundërshtim me idealet e OBRM-PDUKM-së. Duhet të punojmë për atë që të ketë liri dhe demokraci në të gjitha institucionet, partitë politike dhe në publik sepse për këtë na detyrojnë gjeneratat që sakrifikuan për ne”, thuhet në kumtesën e Nismës për reforma brenda OBRM-PDUKM./Telegrafi/