Telegrafi

NISMA: Nuk jemi shuar as në Viti, as në Ferizaj dhe as në Drenas

NISMA për Kosovën, me anë të një reagimi thekson se kjo parti nuk është shuar as në Viti, as në Ferizaj dhe as në Drenas.

Sipas NISMA-s, largimet nga këto degë janë lëvizje të individëve në kuadër të rirreshtimeve që janë duke ndodhur në skenën politike të Kosovës.

“Procesi i zgjedhjeve të brendshme i cili do të kulmojë me mbajtjen e Kongresit të I-rë Zgjedhor më 25 qershor 2016, do ta nxjerr Nismën edhe më të fortë”, thuhet në reagimin e NISMA-s. /Telegrafi/