Nisma Socialdemokrate ka njoftuar se dy ditë më parë kanë liruar nga detyra ish kryetarin e degës, Sami Hajdaraj.
Përmes një postimi në Facebook, Nisma ka deklaruar se këtë shkarkim e ka bërë për shkak të neglizhencës në çështjet organizative të degës dhe për shkak të pazareve politike.
“Ftojmë përkrahësit tonë në këtë qytet që të mos bien pre e shantazheve dhe presioneve të pazargjinjve, por të vazhdojnë aktivitetin e tyre në funksion të mbështetjes së projektit tonë për mbrojtjen e vlerave kombëtare”, thuhet në njoftimin e Nismës.
Ndryshe, gjatë ditës së sotme, kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, përmes një statusi në Facebook ka treguar se Sami Hajdaraj, kryetari i NISMA-s iu është bashkangjitur PDK-së.
Postimi i plotë:
Njoftojmë opinionin publik se me propozim të degës së Nismës Socialdemokrate në Therandë, NISMA para dy dite e ka liruar nga detyra, ish kryetarin e degës, Sami Hajdaraj, për shkak të neglizhencës në çështjet organizative të degës dhe për shkak të pazareve politike.
Ftojmë përkrahësit tonë në këtë qytet që të mos bien pre e shantazheve dhe presioneve të pazargjinjve, por të vazhdojnë aktivitetin e tyre në funksion të mbështetjes së projektit tonë për mbrojtjen e vlerave kombëtare.
Ju bëjmë thirrje të gjitha strukturave dhe simpatizantëve të Nismës në Therandë, që të mobilizohen fuqishëm drejt qëllimit tonë të përbashkët në zgjedhjet e 14 shkurtit. /Telegrafi/