NISMA për Kosovën- DEGA Prizren, ka bërë të ditur se në Prizren në disa qendra votuese, KKZ-ja, nuk i ka pajisur me kartela identifikuese komisionerët, siç janë në qendrat 2006A, 2003A dhe në 2040A.
Në të njëjtën kohë në qendrën votuese 2016A(Dardania), në dhomën e votimit qytetarit i është imponuar që të votoj me lapsin e koalicionit që mbanë numrin 16 (LDK-AKR-ALTERNATIVA) dhe emrin e kandidatit të këtij koalicioni Ramiz Kelmendi.
Në reagimin e qytetarit se përse është lapsi me logo të subjektit të caktuar politik, kryesuesi i vendvotomit është arsyetuar se nuk kemi laps tjerë. /Telegrafi/