Telegrafi

NISMA ndahet nga PAN-i, do të funksionojë si grup i veçantë parlamentar

Ashtu siç edhe kishin thënë gjatë fushatës zgjedhore, Nisma do të funksionojë si grup i veçantë parlamentar.

Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin, Bilall Sherifi, deputet i NISMA-s në Kuvendin e Kosovës.

“Nisma do të funksionojë si grup i veçantë parlamentar. Prandaj, dje kemi informuar Kuvendin se Nisma për Kosovën në të ardhmen, angazhimin e saj në Kuvend do ta vazhdojë si Grup Parlamentar në vete”, ka thënë Sherifi.

Partia e udhëhequr nga Fatmir Limaj, kishte arritur një marrëveshje parazgjedhore me partitë PDK, AAK, duke krijuar bllokun PAN, të cilit pas zgjedhjeve iu bashkua edhe partia e Behgjet Pacollit, parti këto që janë duke udhëhequr nga kryeministri i zgjedhur, Ramush Haradinaj. /Telegrafi/