Nisma Socialdemokrate ka mbështetur nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa vlerëson se kjo i jep shtytje të madhe zhvillimit ekonomik.
Nisma vlerëson se kjo marrëveshje parash investime miliardëshe në shumë fusha dhe është e mirëpritur për Kosovën.
Lexoni të plotë postimin:
“Nisma Socialdemokrate mbështet marrëveshjen e nënshkruar sot në Shtëpinë̈ e Bardhë mes shtetit të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Marrëveshja për Normalizim Ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë̈ që parasheh investime miliardësh në shumë fusha është e mirëpritur për Kosovën. Investimet në infrastrukturë hekurudhore, rrugore, në rrjetin e gazsjellësit etj. do t’i japin shtytje të madhe ekonomisë̈ së vendit tonë!
Gjithashtu, pas kaq viteve të ngecjeve në procesin e njohjeve, njoftimi nga presidenti i SHBA-ve Donald Trump që Izraeli dhe Kosova do ta njohin njëra tjetrën reciprokisht, është mëse e mirëseardhur. Njohja nga Izraeli është̈ dëshmi për përkushtimin e madh dhe të vazhdueshëm të SHBA-ve në procesin e njohjeve të shtetit të Kosovës nga shtetet tjera!”. /Telegrafi/