Telegrafi

Nisma mban sot kuvendin e parë zgjedhor

Nisma për Kosovën sot mban Kuvendin e parë zgjedhor. Në këtë kuvend pritet të zgjidhen strukturat e partisë.

Partia e Fatmir Limajt është formuar në vitin 2014, ku në zgjedhjet e përgjithshme, që u mbajtën në qershor të atij viti ka fituar 6 ulëse në Kuvendin e Kosovës.