Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duhet të hetohet nga Prokuroria për veprat e tij të dyshimta. Deklarimet e ish guvernatorit të Bankës Qendrore Hashim Rexhepit, për presionet dhe ndërhyrjet që i ka bërë Hashim Thaçi ndaj atij institucioni janë akuza publike për të cilat Thaçi duhet dhënë llogari.
Këto janë qëndrime të Nismës për Kosovën – e cila edhe mund ta dërgojë një letër të ngjashme si ato të Thaçit në prokurori – për të kërkuar hetime për presidentin.
Bilall Sherifi nga ky subjekt ka thënë se duke marrë parasysh se presidenti ka kërkuar gjithmonë nga të gjithë që të përballen me akuzat dhe ta dëshmojnë pafajësinë e tyre, tani është koha që edhe ai të ballafaqohet me drejtësinë. /Tribuna Channel/