Telegrafi

Nisma e Todor Petrovit për Ligjin për Zgjedhje nuk mori mbështetje në Kushtetuese

Në seancën e sotme të Gjykatës Kushtetuese, nuk u morën masa procedurale pas iniciativës për vlerësimin e kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë së dispozitave të Ligjit për zgjedhje, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Gjykata nuk dyshon në nenin 4 të këtij ligji që ndërlidhet me zgjedhjen e deputetëve të diasporës, duke konsideruar se është në përputhje me Kushtetutën e vendit.

Asnjë procedurë nuk është ndërmarrë as për nenin 31 që ndërlidhet me Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në sferën e sjelljes së vendimeve që prekin interesat e bashkësive joshumicë.

Nisma për shqyrtimin e këtyre neneve është dorëzuar nga kryetari i Kongresit Botëror Maqedonas, Todor Petrov./Telegrafi/