Site icon Telegrafi

Nisma e mbarë e një rrugëtimi të ri

Kolegji “Dukagjini” edhe zyrtarisht filloi me vitin e ri akademik 2015-2016. Në fjalimin e tij rektori Esad Dauti kujtoi 1 Tetorin e vitit 1997 dhe lëvizjen e madhe studentore për kauzën kombëtare gjithandej.

Sot, në kohën e globalizimit Kolegji ”Dukagjini” ofron studime evropiane të standardizuara me kartën e Bolonjës duke synuar të jetë agjent i ndryshimeve pozitive në rajon. Përpos syllabuseve të semestrit dimëror dhe planprogrameve në tërësi sot para studentëve është prezantuar edhe stafi akademik dhe administrativ i kolegjit”Dukagjini”.

I akredituar për pesë vite nga Agjensioni I Akreditimit të Kosovës,Kolegji”Dukagjini” ofron programe atraktive të nivelit bachelor dhe master duke përgatitur kështu studentët që të jenë konkurrues të mire të tregut jo vetëm vendor por edhe rajonal dhe ndërkombëtarë pasi që diplomat e Kolegjit dhe ECTS kreditë janë ndërkombëtarisht të pranuara.

Koolegji ”Dukagjini” padyshim se shpërblen studentët e dalluar me bursa studimore universitare dhe ofron ambiente ku vetëm studentët janë qendra e vëmendjes. /Telegrafi/

Exit mobile version