Site icon Telegrafi

Nisja e sesionit të ri parlamentar në Shqipëri, ambasada gjermane thirrje partive politike

Në nisje të sesionit parlamentar për vitin 2024, ambasadori gjerman në Tiranë, Karl Bergner, u bëri thirrje partive politike të kenë një qasje më konstruktive në parlament.

Përmes një postimi të postuar në faqen zyrtare të ambasadës gjermane në rrjete sociale, ambasadori Bergner tha se qytetarët presin që parlamenti të jetë një forum ku diskutohen ide në mënyrë konstruktive dhe me respekt.

Lexo po ashtu Pas një viti me tensione, nis sot sesioni i ri parlamentar në Kuvendin e Shqipërisë

“Sot Kuvendi do të mbajë seancën e parë të këtij viti. Kam respekt të madh për rolin e parlamentit si një institucion i domosdoshëm në një demokraci dhe gjithashtu për ata deputetë që punojnë fort për të fituar shumicën për propozimet e tyre në komisione dhe në seancë plenare në Kuvend. Me të drejtë qytetarët presin që Parlamenti të jetë një forum ku diskutohen ide të ndryshme politike në mënyrë konstruktive dhe me respekt. Unë besoj se Parlamenti i qëndron kësaj përgjegjësie.”

Exit mobile version