Site icon Telegrafi

Nisin radhët në Kakavijë për daljen e emigrantëve, dogana shqiptare me kapacitete të plota

Foto: Ilustrim

Ditët e para të vitit të ri shoqërohen edhe me radhë të gjata në pikat kufitare ku emigrantët kryesisht nga Greqia dhe Itali pasi kanë festuar pranë familjeve largohet nëpër vendet ku jetojnë dhe punojnë.

Korrespondenti i Euronews Albania Blerim Kore nga Kakavija tha se në këtë pikë, deri tani nuk ka pasur radhë pritje teksa nga pala shqiptare është duke u punuar me kapacitet të plotë, me 4 sportele.

Kjo, me qëllim shmangien e fluksit në orët në vazhdim, ku pritet të kalojnë një numër i konsiderueshëm automjetesh që dalin nga vendi ynë.

Nga data 1 janar nga vendi ynë kanë dalë 9 mijë persona që nuk janë ndeshur me radhë pritjeje. Deri tani nuk ka pasur radhë pritjeje as nga pala greke. /Telegrafi/

Exit mobile version