Site icon Telegrafi

Nisin punimet për rreth-rrotullimin në Komunën e Çairit

Nisën punimet për ndërtimin e rreth-rrotullimit në Komunën e Çairit, që pritet të jetë gati brenda dy muaj.

Rreth-rrotullimi, në promovimin e punimeve ndërtimore të së cilit ishin prezent kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov dhe kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, pritet që të lidhë sheshin “Brigada e Dytë Maqedonase” dhe rrugën “Kemal Sejfulla”.

Rreth-rrotullimi planifikohet të kap hapësirë prej 11.5 metra, dhe pritet që të kushtojë diku 19,5 milionë denarë.

Exit mobile version