Një grup qytetarësh hoqën gardhin mbrojtës të vendosur në “Dvorski trg”, përballë manastirit të Cetinjes në Mal të Zi.
Administrata e Policisë i tha “Vijesti” se një grup qytetarësh u përpoqën të kalonin përmes gardhit mbrojtës të ngritur përballë Manastirit të Cetinjes. Masat dhe veprimet policore janë duke u zhvilluar, njoftoi policia.
Që nga mëngjesi, njerëzit janë indinjuar për shkak të gardheve që janë vendosur rreth manastirit të Cetinjes.
Policija sa borbenom opremom blokira Trg‼️ pic.twitter.com/PxhIfRFdoy
— Jovan Rabrenović 🇲🇪 (@JRabrenovic) September 4, 2021
Në njërën nga regjistrimet e publikuara, mund të dëgjoni të mbledhurit duke thënë “kjo është Cetinje” si dhe “kjo është policia jonë, policia nuk do të qëllojë mbi ne, ata po na mbrojnë”. Ata dëgjohen duke thënë “mos prek policinë”.
Të tubuarit thirrën gjithashtu nënkryeministrin, Dritan Abazoviq, duke brohoritur “Dritane p.d.r.”
Fronizimi i Mitropolitit Ioaniki të Malit të Zi dhe Litoral është planifikuar për nesër në Manastirin e Cetinjes. /Telegrafi/