Site icon Telegrafi

​Nisin përgatitjet për shërbimet e kardiokirurgjisë pediatrike për fëmijët me sëmundje të zemrës

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, bazuar në strategjinë për avansimin e shëndetësisë kosovare dhe nevojën për zvogëlimin e numrit të referimit të rasteve për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore, përmes kërkesës së drejtuar sot te bordi i SHSKUK-së, ka iniciuar krijimin e Shërbimit të Kardiokirurgjisë Pediatrike, për fëmijët me sëmundje kongjenitale të zemrës.

Ministri Latifi ka potencuar se Ministria e Shëndetësisë do të sigurojë trajnimin e personelit përkatës dhe do të bëjë furnizimin e paisjeve të nevojshme edhe përmes përkrahjes nga partnerët tanë ndërkombëtarë.

Pasi që trajnimi i kardiokirurgëve, infermierëve dhe personelit tjetër është parashikuar të fillojë në muajin shtator 2022, ministri Latifi ka kërkuar nga menaxhmenti i SHSKUK-së që sa më herët të identifikojë personelin përkatës që do të dërgohet për trajnim jashtë Kosovës në një nga vendet me sistemin më të zhvilluar në botë për kardiokirugji te fëmijët.

Exit mobile version