Telegrafi

Nisin përgatitjet, edhe pak bileta kanë mbetur për ‘Zurich Shqip Up Comedy Festival’

Tashmë kanë filluar përgattijet për festivalin e komedisë në Zvicër, ‘Zurich Shqip Up Comedy Festival 2023’.

Ashtu siç edhe është bërë e ditur, një numër i madh emrash të njohur do të marrin pjesë në këtë event, i cili organizohet për të dytin vit radhazi.

Përgatitjet për realizimin e festivalit kanë filluar tashmë dhe krahas komedisë, do të ketë edhe muzikë për të ftuarit dhe të pranishmit.

Organizatorët kanë menduar që të ketë muzikë si para fillimit të festivalit, ashtu edhe pas mbarimit të tij,

Ndërkohë, biletat për ‘Zurich Shqip Up Comedy Festival 2023’ janë thuajse drejt fundit dhe kanë mbetur vetëm edhe pak në dispozicion.

Për të gjithë të interesuarit për t’i blerë, mund ta bëjnë atë duke klikuar në linkun KËTU. /Telegrafi/